Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi Turqinë për mirëpritjen e dërgesës së parë të grurit nga porti ukrainas i Detit të Zi, Odessa.
“Unë mirëpres dërgesën e parë të grurit ukrainas nga Odessa si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB. Falenderoj aleatin tonë Turqinë për rolin e saj kryesor”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
“Aleatët e NATO-s mbështesin fuqimisht zbatimin e plotë të marrëveshjes për të lehtësuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë”, shtoi ai.
Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë për të eksportuar grurë nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.Të dyja vendet ishin furnizuesit kryesorë të ushqimit në mbarë botën përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në shkurt. /atsh