Ne vëzhgojmë me shqetësim kërcënimet në rritje të sigurisë kibernetike të Aleancës, pasi ato janë komplekse, shkatërruese, shtrënguese dhe gjithmonë më të shpeshta, siç tregohet kohët e fundit nga episodet e sulmeve kibernetike të drejtuara kundër infrastrukturave dhe institucioneve tona demokratike, thuhet në një shënim të NATO-s.
”Këto akte të dëmshme kompjuterike synojnë të destabilizojnë dhe degradojnë sigurinë euro-atlantike dhe të prishin jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi solidarë me të gjithë ata të cilat janë prekur nga aktet e fundit të sulmeve kibernetike, duke përfshirë serverat e Microsoft Exchange. Këto akte minojnë sigurinë, besimin dhe stabilitetin në hapësirën kibernetike”, shtohet në të.
”Në përputhje me komunikatën e fundit nga Samiti i Brukselit, ne i ftojmë të gjithë shtetet, përfshirë Kinën, për të përmbushur detyrimet dhe zotimet e tyre dhe për të vepruar me përgjegjësi brenda sistemit ndërkombëtar”, theksoi deklarata.
Këshilli i Atlantikut të Veriut riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar një dialog konstruktiv me Kinën, bazuar në interesat siç janë kërcënimet kibernetike dhe sfidat e përbashkëta. /atsh