Anëtaret NATO-s Rumania dhe Bullgaria po kundërshtojnë që nëpër territoret e tyre të fluturojnë aeroplanët luftarak MIG 29 të cilat Beogradi i ka marrë prej Moskës, dhe për çfarë, ato do të arrijnë në Serbi në copë. Sipas analistëve, ky do të jetë shpenzim shtesë për Serbinë dhe shumë më e komplikuar sepse ata nuk janë të aftë që t’i montojnë vet.
Analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski ka thënë se MIG-at ende nuk kanë ateruar në Serbi sepse shtetet fqinje “mike të Serbisë” nuk lejojnë që ato të fluturojnë nëpër territor të tyre.
“Do të ishte shumë më mirë dhe më madhështore që aeroplanët të vijnë te ne duke fluturuar, por në këto rrethana ata duhet të vijnë të copëtuar gjë që për ne do të jetë shumë më shtrenjtë dhe më komplikuar”, ka thënë Lazanski.