Përse duhet të jetë festë botërore Nata e Kadrit?
- Pas errësirës 500-vjeçare, kur s’kishte shkrim dhe lexim për popullin, u dha urdhri për lexim, për përdorimin e lapsit, për mësimin e asaj që nuk dihej. U qartësua origjina e njeriut dhe u ndërtua raporti mes Krijuesit dhe krijesës.
- Si pasojë e Natës së Kadrit, në shoqëri kanë rrjedhur:
a) Vlera e ngjyrës së shkrimtarit u ngrit në peshore mbi gjakun e dëshmorit.
b) I shenjtë u bë investimi në infrastrukturë, për lehtësimin e jetës së njerëzve.
c) E shenjtë u bë investimi në dituri, duke tejkaluar edhe kufijtë gjeografikë dhe ata botëkuptimorë.
d) U bë i shenjtë krijimi i familjes së shëndoshë me pasardhës të sigurt për shoqërinë.
e) U edukua njeriu që garanton siguri ekonomike dhe sociale në rrethinat ku jeton.
f) U bë thirrje për të vështruar drejt deteve, yjeve, qiejve, tokës, maleve, lumenjve etj.
g) U thirr njeriu të vështrojë për farërat, bimët dhe gjelbërimin si masë ekologjike për ushqim dhe për një jetë më të qëndrueshme mjedisore.
h) U vendos rregulli i parë shoqëror multikulturor me një organizim civil dhe qytetar të shoqërisë.
Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që pasuan Natën e Kadrit.
Por bota ka ende nevojë për vetëdijesim që ta kuptojë këtë të vërtetë.
Sead Ramadani