Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën

Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca ndaj nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou e ka pyetur Haradinajn se a e ka marrë dhe parë aktakuzën ndaj tij, shkruan lajmi.net.

E Haradinaj i është përgjigjur atij duke i thënë se ka pa një dokument që është aktakuzë, por as që e ka lexuar.

“Kam nënshkru një dokument që kam pa që është aktakuzë, drejt po të them as lexu s’e kom”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake.Pas kësaj, Haradinajt i janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzës.