Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj. Ai është shpallur fajtor për vrasje të rendë dhe për mbajtje në pronësi të pautorizuar të armëve.
Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Pejës, ndërkohë Gjykata e Apelit me aktvendim e kishte kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ndërkohë, po ashtu edhe Gjykata Themelore e Ferizajt e pati dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, por Gjykata e Apelit e ka rikthyer sërish në rigjykim.
Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.