NASA thotë se ka identifikuar një vrimë të madhe në diell, e cila ka perimetrin 75,000 milje të gjerë.
Vrima është quajtur AR2665 dhe ekspertët kanë paralajmëruar se është mjaft e madhe për të prodhuar shpërthime solare.
Shenjat në diell janë shkaktuar nga ndërveprimet me fushën magnetike të diellit dhe janë zonat më të ftohta në sipërfaqen e yllit.
Kjo vrimë specifike është në fakt më e madhe sesa vet planeti Tokë dhe ekspertët që zbuluan vrimën thanë se në këtë fazë është shumë herët për të parashikuar pasojat.
Vrima është gjithsesi mjaft i madhe sa që është i dukshme nga Toka, dhe ka potencialin për të prodhuar flakë që mund të shkaktojnë stuhi rrezatimi.
Vrimat janë një dukuri e zakonshme në diell, por një madhësi e këtillë nuk është vërejtur kurrë. /MESAZHI/