NASA lançon një shërbim streaming falas

Agjencia hapësinore ka testuar lançimin e shërbimit që prej Verës ndërsa përpiqet të shtojë prezencën e saj dixhitale.

NASA prezantoi një shërbim të ri streaming quajtur NASA+ i cili do të mbërrijë tek platformat më të mëdha javën e ardhshme. Do të jetë falas pa pasur nevojë për abonim dhe pa reklama.

NASA+ do të jetë e disponueshme që prej datës 8 Nëntor. Agjencia hapësinore ka testuar lançimin e shërbimit që prej Verës ndërsa përpiqet të shtojë prezencën e saj dixhitale.

 

Asokohe agjencia tha se NASA+ do të vinte edhe si aplikacion në iOS dhe Android. Krahas platformave si Roku, Apple TV dhe Fire TV, shërbimi do të vinte edhe në ueb.

Detajet rreth shërbimit janë të pakta por NASA thotë se janë program familjare por edhe mbulim live apo video origjinale. NASA aktualisht ka rrjetin e saj të transmetimit quajtur NASA TV dhe shërbimi i ri streaming duket të jetë një shtojcë e saj.