Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) nëpërmjet radarëve të saj ka filmuar asteroidin Holiday, i cili sot pritet të kalojë pranë Tokës, transmeton Anadolu Agency (AA).
NASA në faqen e saj të internetit ka publikuar sot fotografitë që ka regjistruar nga asteroidi nëpërmjet radarëve të sistemit diellor Goldstone në California, teleskopit Green Bank në Virxhinian Perëndimore dhe observatorit Arecibo në Porto Rico. Në këto fotografi që u përkasin datave 15-19 dhjetor mund të shihen në mënyrë të qartë linjat e jashtme të asteroidit i cili ka pamjen e një patateje me diametër 1.6 kilometra.
Asteroidi Holiday i emëruar “2003 SD220” sot do të kalojë pranë Tokës me një largësi prej 2,9 milionë kilometra. Ky do të jetë kalimi më i afërt që asteroidi ka kryer në 400 vitet e fundit. Pritet që në vitin 2070 asteroidi të kryejë një kalim më të afërt se ky.