Ballina Kuriozitete NASA është duke krijuar një asistent me inteligjencë artificiale për astronautët

NASA është duke krijuar një asistent me inteligjencë artificiale për astronautët

NASA synon të implementojë sistemin në Lunar Gateway, një stacion hapësinor që do të sillet rreth Hënës dhe të ofrojë mbështetje për misionin Artemis të NASA.

Pavarësisht mosbesimit që kemi ndaj inteligjencës artificiale nxitur edhe nga filma e famshëm si 2001: A Space Odyssey, ajo ofron përfitime të mëdha të cilat NASA synon ti implementojë sa më parë.

Agjencia Amerikane e Hapësirës do të lejojë astronautët të kryejnë manovra dhe eksperimente duke përdorur një ndërfaqe të ngjashme me ChatGPT raportoi the Guardian.

NASA synon të implementojë sistemin në Lunar Gateway, një stacion hapësinor që do të sillet rreth Hënës dhe të ofrojë mbështetje për misionin Artemis të NASA.

Përdor ndërfaqe të gjuhës natyre me të cilën astronautët mund të kërkojnë këshilla për eksperimente dhe manovra që kryhen pa hyrë në manualet komplekse.

Në një faqe të dedikuar u flet për mbështetjen e biznesit të vogël për Lunar Gateway, NASA shkruante se do të nevojitet përdorimin e inteligjencës artificiale dhe machine learning për të menaxhuar disa sisteme.

Këtu përfshihen operacione si transmetim të dhënash, operacione të automatizuar apo menaxhim shëndeti të Lunar Gateway etj.

Exit mobile version