Agjencia Hapësinore Amerikane tashmë punon me entitete të tjera të cilat lançojnë objekte në hapësirë duke përdorur standardin “Conjuction Assessment” që përcakton rreziqet e objekteve të shpejtësisë së lartë në orbitë.
SpaceX tashmë numëron mbi 1,000 satelitë Starlink në orbitë, por kjo është vetëm një fraksion i një kostelacioni që kompania ka planifikuar të hedhë në orbitë.
Edhe pse ka kërkuar të hedhë në orbitë 12 mijë satelitë, ky numër mund të shkojë deri në 42 mijë në pak dekada. Megjithatë mbetet shqetësim se këto satelitë mund të përplasjen me objekte të tjera hapësinore në orbitë duke rritur shanset e incidenteve.
NASA dhe SpaceX kanë menduar edhe për këtë e po përpiqen për të parandaluar përplasjen e aseteve të tyre.
Agjencia Hapësinore Amerikane tashmë punon me entitete të tjera të cilat lançojnë objekte në hapësirë duke përdorur standardin “Conjuction Assessment” që përcakton rreziqet e objekteve të shpejtësisë së lartë në orbitë.
Marrëveshja me SpaceX do të sjellë entitet bashkë për të parandaluar përplasjet. NASA do të furnizojë me informacion SpaceX për çdo mision paraprakisht ndërkaq janë satelitët e SpaceX ata që do të ndërmarrin manovra evazive.