Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.
Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.
Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.
Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse.
Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi.
Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.
Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta – në zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë.
Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit.
Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë. /rel
#WATCH | Narendra Modi takes oath for the third straight term as the Prime Minister pic.twitter.com/Aubqsn03vF
— ANI (@ANI) June 9, 2024