Real Madridi ka shqnuar një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve.
”Mbretërit” mposhtën Napolin në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Napoli ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me golin e Simeones në minutën e 9-të.
Dy minuta më vonë, Rodrygo barazoi shifrat në 1-1.
Reali e përmbysi rezultatin qysh në pjesën e parë, me golin e shënuar nga Bellingahm në minutën e 22-të. Me rezultat 2-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë, Napoli barazoi rezultatin me Anguissa në minutën e 47-të.
Los Blancos e siguroi fitoren në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Talenti Nico Paz riktheu epërsinë e Realit në minutën e 84-të, ndersa Josleu shënoi golin e fundit të ndeshjes në 90+4.
Real Madridi mbetet lider i tabelës në Grupin C, me 15 pikë, Napoli renditet e dyta me 7 pikë, Braga ka 4 pikë ndërsa Union Berlin është e fundit me 2 pikë.