Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani mund të ndërroj skuadër por jo edhe kampionat pas përfundimit të “Euro 2024”.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se skuadra e Napolit ka shprehur interesim për Ramadanin, i cili është pjesë e Lecces dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Mësohet se trajneri i ri i Napolit, Antonio Conte po e sheh Ramadanin si përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe po insiston në transferimin e tij.
Ramadani verën e shkuar iu bashkua Lecces dhe në sezonin e tij të parë në Itali ishte ndër mesfushorët defensiv më të mirë në Serie A.
Në 34 ndeshje kampionale, Ramadani shënoi edhe një gol kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 5 milionë euro. 28-vjeçari është pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024” dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në dy ndeshjet e fazës grupore ndaj Italisë dhe Kroacisë.