Napoli dhe Callejon ndajnë rrugët

NAPLES, ITALY - OCTOBER 30: Jose Callejon of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and Atalanta BC at Stadio San Paolo on October 30, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Jose Callejon mund të paraqitet për të fundit herë në fanellën e Napolit ditën e diel, kur skuadra e Gennaro Gattusos pret në shtëpi Spalin.

Anësori spanjoll duket se do të largohet nga Napoli këtë verë, por këtë mund ta bëjë para përfundimit të sezonit, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Calciomercato raporton se agjenti i Callejon, Manuel Quilon dëshiron të diskutojë një kompensim shtesë ekonomik, me presidentin Aurelio de Laurentiis, përcjell lajmi.net.

Pandemia e koronavirusit ka shtyrë sezonin dhe Callejon do të duhet të luajë pa kontratë nëse ai dëshiron të përfundojë sezonin me Napolin.

Palët nuk janë afër për një rinovim të mundshëm, dhe kontrata e Callejon me Napolin përfundon ditën e martë.

Prandaj, ndeshja e tij e fundit në San Paolo mund të jetë ajo e së dielës, kundër Spal.