Nanë unë sonte do darkoj vetë!
Pse zemër?
Bereqeti është të hamë bukë bashkë!
Sepse ti nanë se di ka i gjenë gjitha këshillat dhe qortimet në tavolinën e bukës!
Çfar note?
A të thash mos i grumbullo mësimet!
A ke lexu Kuran?
A e ke fal namazin?
Kur do e falish rregullisht!
Më nuk je e vogël!
Kjo sjellje stë ngjanë!
E plot tjera.. ani se mundohem më mësu shumë nuk je e kënaqur!
Kështuqë kam vendos me hangër buk vetë, ma lezet më vjen ma rahat!
Me këtë dua të them se edhe prindërimi ka sy të nxehtë dhe nuk është e lehtë të edukosh drejtë, të kesh durim dhe të jesh gjithmonë një nënë e dashur!
Nuk është interesant madje është e pamundur që gjithmonë të jesh një nënë perfekte, sepse ke defekte që as vet nuk i vëren dhe ky rast më dha mësim që mos ta përsëris më të njejtin gabim pikërisht në momentin më të bukur kur mblidhemi gjith në sofër!
Të ruash dashurinë e fëmijëve nën muret e shtëpisë është gjëja më madhështore.
Fëmijët assesi nuk guxojnë që lumturinë ta lakmojnë diku tjetër para shtëpisë dhe prindërve të tyre.
Gjith ata prind që u lavdërohen tjerëve se janë më të mirët dhe se kanë fëmijët më të mirë i kanë vetëm fjalë, pa gabime nuk ka gjith gabojmë.
Dikur nënat tona kanë qajtë dert mes vete për gabimet e fëmijëve ndërsa ne paraqesim më të mirën dhe fshehim çdo problem që na mundon.
Ndaj nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm gjithsesi se duhet pranuar këshilla dhe vërejtja edhe nga ana e fëmijëve pa hedh gisht me britmë se “unë jam prind dhe ske qare pa më ndëgju”!
I pagabueshëm është vetëm Zoti, ndërsa krijesat e Tij gabojnë por më e bukura është të marrësh mësim nga gabimi!
Lumturia e fëmijëve nuk blihet askund, ndaj të mbjellim dashuri si prind se ndoshta me urrejtjen, xhelozinë dhe injorimin do takohen shpesh në jetën e tyre!
Ps, ju lutem nëna mos gaboni si unë 😔
Emine Bajrami