Ballina Artikuj Namazi me xhemat

Namazi me xhemat

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Ibnu Omer Kavariri, njëri prej mësuesve të Buhariut, Muslimit dhe Ebu Davudit, tregon:

– Asnjëherë gjatë jetës nuk më ka kaluar namazi i jacisë e që të mos e kem falur me xhemat, përveç një rasti. Atë natë më erdhi një mysafir dhe duke e gostitur u vonova në xhami për jaci. Nxitova, xhami më xhami, duke shëtitur tërë Basrën, por të gjitha i gjeta të mbyllura, sepse e kishin falur jacinë. U ktheva në shtëpi i pikëlluar duke menduar: Në hadith thuhet: – Namazi me xhemat është më i vlefshëm njëzet e shtatë herë! – dhe e fala namazin e jacisë 27 herë, e pastaj i lodhur rashë në gjumë. Atë natë pashë në ëndërr disa njerëz të fuqishëm duke kalëruar. Edhe unë kalëroja, por kurrsesi nuk i arrija ata. Njëri prej tyre u kthye nga unë, e më tha:

– Mos e lodh fare kalin tënd, sepse kurrë nuk do të na arrish! Përse i thashë? Ai mu përgjigj duke më thënë: Sepse të gjithë ne e kemi falur namazin e jacisë me xhemat e ti je falur vetëm. U zgjova i pikëlluar përse e kisha lënë një gjë kaq me rëndësi siç është falja e namazit me xhemat.

Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi (r.a)

Exit mobile version