Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Si edhe në Bajramin e kaluar, qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, nën ligjëratën dhe faljen e hoxhës Cena Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.
Gjatë gjithë kohës së faljes, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionit veri, si dhe pjesëtarët e KFOR-it.