Spanjolli Rafael Nadal, i cili ka fituar 22 Grand Slame, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni.
Tenisti 38-vjeçar, ka njoftuar se paraqitjen e tij të fundit do të bëjë për Spanjën në finalet e “Davis Cup” në muajin nëntor në Malaga.
Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime”, ka thënë Nadal në mesazhin e tij.
Nadal vlerësohet si njëri prej më të mirëve në sportin e tenisit, ndërsa njihet edhe me nofkën si “Mbreti i Rërës”.
Ai ka triumfuar hiq më pak se 14-të herë në “Roland Garros” turneun Grand Slam që luhet në fushë me rërë.
Ka të fituar edhe dy “Australian Open”, katër “US Open”, si dhe dy herë ka dalë fitues i Wimbledonit.