Grupi “Fancy Bear” i përbërë nga hakerë rusë, i njohur ndryshe edhe si “Tsar Team”, pas sulmit kibernetik ndaj të dhënave ku gjenden informacionet shëndetësore të sportistëve të Agjencisë Botërore Anti-doping (WADA), vazhdon të publikojë raportet shëndetësore të konfiskuara.
Në listën e sportistëve për të cilët pretendohet se kanë përdorur doping gjenden 26 emra nga 10 shtete ndër të cilët edhe, teniseri spanjoll Rafael Nadal i cili ka 14 grand-slam kampionate dhe atleti nga Britania e Madhe, Mohamed Farah i cili është kampion botëror dhe olimpik në 5 mijë dhe 10 mijë metra.