Tenisti më i mirë në botë spanjolli Rafael Nadal tha se ende nuk mund të thotë me siguri nëse do të jetë gati për finalen e ATP-së në Londër, e cila fillon të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nadal, nëse do të jetë i gatshëm, të hënën duhet të luajë kundër belgut, David Goffin.
“Jam duke bërë çmos. Shpresoj, por nëse deri të hënën nuk jam gati, nuk do të qëndroj këtu. Nëse ndodh diçka negative, skemi çfarë të bëjmë, unë do të shkoj në shtëpi. Megjithatë, plani im është që të luaj këtu dhe të përpiqem mirë”, tha Nadal, i cili muajin e kaluar për shkak të lëndimit të gjurit u detyrua të tërhiqet nga Masters 1000 në Paris.
Zvicerani Roger Federer, aktualisht tenisti i dytë në botë, tha se mungesa e Nadal do të ishte një goditje e madhe për finalen e ATP-së.
“Ai është një yll i madh i sportit tonë. Nëse do të mbetem këtu, atëherë ky është një lajm i mirë. Do të jetë interesante, por shpresojmë se do të luajë mirë”, tha Federer.
Nadal të premten stërvitjet i mbajti në terrenin qendror të Londrës, arena “O2” me tenistin kroat Marin Çiliç, i cili aktualisht është i pesti në botë.