Nacionalistët e djathtë gjerman në parlament, japin premtimet e para

Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti e cila për herë të parë në zgjedhjet e djeshme ka siguruar hyrjen në parlament, ka paralajmëruar se do të ndryshojë vendin

“Ne do të ndjekim Merkelin, do t’ia kthejmë vendin popullin tonë”, tha një nga udhëheqësit, Alexander Gauland, pasi dolën rezultatet e sondazheve nga zgjedhjet parlamentare në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Nënpresidentja e AFD, Alice Weidel njoftoi se kjo parti do të kërkojë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar shkeljet e ligjeve nga ana e kancelares Merkel lidhur me krizën e refugjatëve. Weidel premtoi se partia e saj do të jetë një kundërshtare konstruktive në parlament

AFD fitoi 13.5% të votave në Gjermani, por mori mbështetje prej 21.5% në pesë landet në ish-Gjermaninë komuniste lindore dhe aty renditet e dyta pas konservatorëve të kancelares Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se partia anti-imigracion dhe anti-islame “Alternativa për Gjermaninë” është “një sfidë e madhe dhe e re” pas hyrjs së saj në Bundestagun, raporton AFP.

“Ekziston një sfidë e re e madhe për ne. E kjo është hyrja e “Alternativës për Gjermaninë” në Bundestag. Ne duam t’i kthejmë votat tona “, tha Merkel.