Ju mund të jeni duke pyetur nëse kokoshkat ju shëndoshin apo dobësojnë teksa jeni duke parë një film të mirë.
Përgjigjia më e zakonshme është se po, ato ju shëndoshin. Por sot është koha ta thyejmë këtë mit dhe të mësojmë rreth kokoshkave disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Ja disa prej tyre:
Është një kokër
Në fund të fundit kokoshka është thjesht një kokër ashtu siç është gruri tek buka, që ne aq shumë e konsumojmë dhe për të cilën pak bëhemi pishman. Si mund të na shëndoshë një kokër?
Është e pasur me vlera ushqyese
Kokoshka përmban fibra dhe proteina.1 kokër përmban gati 4 gram fibra dhe 4 gram proteina.
Kokoshka ka antioksidantë
Mund të jetë e habitshme, por kokoshka është e mbushur plot me polifenola, të njëjtat elemente që gjenden tek manaferrat dhe çajrat që lidhen me shëndetin e zemrës dhe me një rrezikshmëri më të ulët të kancerit.
Ka pak kalori
Kokoshka është e mbushur me ajër prandaj ju merrni një pjesë mjaft të madhe të saj pa shumë kalori. Ju mund të hani deri në 3 gota me kokoshka për vetëm 100 kalori./Mesazhi/