Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit pati ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste, drejtuar nga Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin””, thuhet në njoftim të BIK-ut.

BIK po ashtu bën me dije se namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:49.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, po ashtu sot BIK-u, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

1

2

3

4

5

6