Dhjetëra mijëra myslimanë kanë nisur të ikin drejt kufirit perëndimor të Mianmarit me Bangladeshin, ndërsa turmat budiste dhe forcat e sigurisë së Mianmarit po nxisin dhunën ndaj anëtarëve të komunitetit Rohingia.
Raportet bëjnë të ditur se myslimanët Rohingia në masë po përpiqen të kalojnë në Bangladesh pasi operacionet e forcave të sigurisë u intensifikuan dhe policia përdori plumba realë kundër myslimanëve në fshatra të ndryshme të shtetit Rakhin në Mianmar. Eksodi vjen dy ditë pasi dhjetëra policë dhe posta kufitare në Rakhin u sulmuan nga luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit Rohingia, një grup që pretendon se është mbrojtës i myslimanëve Rohingia.
Një total prej 89 personash, duke përfshirë 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, u vranë gjatë sulmeve të së enjtes dhe operacioneve ushtarake pasuese, tha qeveria. Rreth gjysmë milioni myslimanë Rohingia tashmë janë vendosur në kampet e refugjatëve në rajonin Bazar në Bangladesh dhe Dhaka thotë se nuk mund ta mbajë më barrën e refugjatëve.