Aktivistët myslimanë në Manhatan kanë bërë një veprim të veçantë, duke bërë iftar përballë Trump Tower, e cila është në pronësi të presidentit Donald Trump.
Dy grupe të avokimit, Mpower Change dhe New York State Immigrant Action Fund, kishin organizuar këtë iftar në shenjë shenjë proteste ndaj qëndrimeve ksenofobike dhe anti-emigrante.
Kësaj radhe, ata nuk mbanin asjë parollë apo slogan, por thjeshtë shtruan iftarin dhe u kënaqën me të. Ky është iftari i parë i organizuar nga këto organizata i cili kryehet në këtë mënyrë. Poashtu agjeruaesit falën namazin së bashku.
Iftari nuk kaloi pa vëmendjen e publikut, dhe të policisë poashtu, të cilët bllokuan një prej rrugëve më të ngarkuara të vendit, dhe ofruan mbrojtje dhe siguri.
Në iftar ishin të pranishëm edhe shumë persona që kundërshtojnë pikëpamjet e presidentit lidhur me emigracionin, të cilat janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit. /MESAZHI/