Ballina Artikuj Mysafir në shtëpi të vet

Mysafir në shtëpi të vet

Hoxhë Halil Avdulli

Një skenë e përsëritur në shumë shtëpi:
Një i ri apo e re në fillimin e jetës, me shëndet të mirë, në shtëpinë e prindërve të tij ose të saj.
Ngrihet në mëngjes, shkon në shkollë, lë shtratin parregulluar, sepse këtë punë do ta bëj nëna.
Rrobat i ndërron dhe i lë për t’u larë të shpërndara ku do në ndonjë cep ose kënd të shtëpisë. Është detyrë e nënës t’i mbledhë, t’i lajë, t’i hekuros dhe në fund t’i kthejë në dhomë!
I servohet ushqim gati për të ngrënë para ose pasi të kryej nuk ka nevoj të lodhet e të çoj ose të marrë ndonje pjat apo filxhan tek kuzhina, është nëna që duhet të kujdeset për këtë punë!
Ndonjëherë, në kohën e lirë mund të ulet me familjarë, por -Zoti na rujtë- me harru të shfletojë ekranin e telefonit, në mënyrë që të jetë i pranishëm online me shokët e tij me të cilët shpenzon shumicën e kohës, që të mos i mungojë, ndonjë koment, foto apo kuriozitet.
Ky i ri apo e re nuk kontribuon dhe nuk merr pjesë në asnjë përgjegjësi të shtëpisë, e lë vendin në rrëmujë, në anën tjetër zemërohet nëse nuk i pëlqen darka dhe nëse sheh diçka në shtëpi që është dashur të riparohet, por nuk është riparuar ose zëvendësuar.
Natyrisht riparimet, faturat, mysafiret dhe shumë gjëra tjera janë përgjegjësi e babait të tij..
Këtu mbaron skena
Pra, mendoj se po krijojmë një brez me aftësi të kufizuara, duke i ofruar çdo mirësi dhe duke i shërbyer gjërat që ai mund t’i bëj vet.
Për pasoj kemi një brez që kryesisht sillet si mysafir në shtëpinë e vet.
Realiteti i jetës…..

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version