Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në vendin tonë në vigjilje të festës së Kurban Bajramit .
Myftiu Tërnava falënderoi Fondacionin e Dijanetit për ndihmat humanitare që kanë ofruar gjatë viteve, e sidomos për pakot ushqimore që kanë dërguar gjatë Ramazanit të fundit, si dhe për ndihmat e tjera humanitare me të cilat janë mbështetur projekte të rëndësishme humanitare në vendin tonë përmes Bashkësisë Islame.
Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit të fondacionit të Dijanetit, z. Jasin Dedesh, falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e Bashkësisë Islame, në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare, si dhe theksoi gatishmërinë̈ e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me projekte humanitare në Kosovë.
Vlen të theksohet së Bashkësia Islame e Kosovës prej vitesh ka një bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin e Dijanetit në mbështetje të projekteve të rëndësishme humanitare e fetare. /bislame