Myftiu Tërnava: Parat për ndërtimin e Xhamisë u dhuruan nga xhemati turk

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Xhamia e Madhe në Prishtinë do të ndërtohet dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë, ndërsa ka qartësuar se parat për ndërtimin e saj janë siguruar nga xhemati dhe populli turk, i cili për një xhuma janë mbledhur 25 milionë euro.

Tërnava në një lidhje direkte në Televizionin Publik, ka falënderuar ish-kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa për ndarjen e truallit për ndërtimin e Xhamisë së re dhe kryetarin aktual Shpend Ahmetin për dhënine e lejes së ndërtimit.

Ai ka siguruar se ndërtimi i kësaj Xhamie do të përfundojë në afatin e paraprë prej 3 vjetësh.