Partneriteti vjen në një kohë kur rrjeti social po përpiqet të integrojë përmbajtje audio në platformë nisur nga konkurrenca e re dhe e egër e Clubhouse.
Rrjeti social Facebook po përpiqet ta bëjë më të vështirë largimin nga aplikacioni. Në bashkëpunim me Spotify, aplikacioni Facebook do të integrojë një miniplayer të shërbimit të njohur të muzikës.
Kështu përdoruesit mund të luajnë muzikë dhe podcaste brenda Facebook. Përmbajtja audio mund të ndahet nga Spotify në Facebook dhe sapo të transferohet përdoruesit mund ta dëgjojnë.
Miniplayeri është i disponueshëm në iOS dhe Android në 27 vende të botës ndërsa në muaj në vijim do të ofrohet për më shumë përdorues. Nga Facebook përdoruesit mund të dëgjojnë një këngë të ndarë dhe sapo të përfundojë do të kalojë tek tjetra siç ndodh normalisht.
Përdoruesit pa pagesë do të dëgjojnë edhe reklama që vinë direkt nga Spotify. Partneriteti vjen në një kohë kur rrjeti social po përpiqet të integrojë përmbajtje audio në platformë nisur nga konkurrenca e re dhe e egër e Clubhouse.
Vetë CEO i Facebook shprehu interes në podcastet dhe ky partneritet i ri është vetëm hapi i parë. /PCWorld