Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë” hapet për vizitorët në Shqipëri

Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë”, ka hapur dyert për vizitorët në Shqipëri, raporton Anadolu.

Ndalesa e parë e këtij muzeu i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale është në qytetin e Shkodrës.

Në ditën e parë të qëndrimit në Pedonalen përpara Bashkisë së Shkodrës, muzeu është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, por edhe nxënës të shkollave të qytetit.

Ky muze mobil do të qëndrojë i hapur për vizitorët në Shqipëri nga datat 21-28 mars në disa qytete.

Pas Shkodrës ku do të qëndrojë edhe nesër, Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë, do të qëndrojë i hapur edhe në Tiranë dhe Elbasan.

Muzeu, i cili u përgatit për të përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.

Ky muze lëvizës do të vizitojë edhe vende të tjera të Ballkanit.