Muzetë e Katarit ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Libanit

Dy muze në Katar u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Libanit pas shpërthimit të ndodhur të martën në Portin e Bejrutit dhe ku si pasojë humbën jetën shumë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas Hotelit Sheraton dhe Aspire Tower që janë vendet më të rëndësishme në vend, këtë herë në Katar u ndriçuan për solidarizim me popullin libanez me ngjyrat e flamurit të Libanit edhe muzeu kombëtar i Katarit dhe muzeu i arteve islame.

Katari më parë në mbështetje të popullit të libanez dërgoi në Liban 4 avionë me pajisje mjekësore dhe dy spitale fushore me kapacitet 500 shtretër secili.

Më 4 gusht në depon numër 12 ku ndodheshin lëndët plasëse në Portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr, ndërsa më pas ndodhi shpërthimi shumë i fuqishëm që tronditi të gjithë qytetin.