Mustafi shkëput kontratën me Arsenalin, ky është destinacioni i radhës

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, ka arritur marrëveshje që të shkëput kontratën me Arsenalin.

Minutazha e ulët ka bërë që Mustafi të kërkojë largimin dhe tani do të transferohet në Bundesligë, transmeton lajmi.net.

Schalke 04 do jetë destinacioni i radhës për Mustafin, skuadër ku do të zëvendësojë Kabak, ky i fundit do transferohet te Liverpooli.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Pritet që në orët në vijim gjithçka të bëhet zyrtare.