Mustafi shenon gol, Arsenali mposht Tottenhamit

Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 12 të Ligës Premier.

Gunnersat kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “The Emirates” kundër Tottenham Hotspurs me rezultat 2-0.

Vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, por hasën në mbrojtjen e fortë të mysafirëve deri dhjetë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë.

Ishte Shkodran Mustafi, ai i cili realizoi gol me kokë në 35 minutë pas një harkimi të Mesut Ozilit.

Pesë minuta më vonë pas një kombinimi të mirë mes Alexandre Lacazettes dhe Alexis Sanchezit, ky i fundit ngriti epërsinë në dy gola.

Edhe pjesa e dytë rezultoi me aksione të shpejta dhe lojë të bukur, por nuk u realizua asnjë gol i vetëm.

Në 45 minutshin e dytë rastin më të mirë e pati golashënuesi i dytë Sanchez, i cili dështoi para portierit Hugo LLoris në të 75 minutë.

Megjithëse në sekondat e fundit Sanchez ishte sërish para portierit të Tottenhamit, takimi përfundoi në dobi të Arsenalit me rezultat 2-0.

Pas kësaj, Arsenali zë pozitën e pestë të renditjet tabelore të ligës elitare angleze me 22 pikë ndërsa Spursat pozicionohen të tretit me 23 pikë.

Theksojmë se takimin e radhës “Topçinjtë” do ta luajnë si mysafirë të Burnleyt gjersa Tottenham e pret West Bromwich Albionin. /Telegrafi/