Mustafi pranë kthimit në Itali

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka gjasa të mëdha të rikthehet në Serie A të Italisë. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Mustafi është pranë transferimit te skuadra e Salernitanas.

Tek ekipi italian, Mustafi po shihet si opsion i mirë dhe i lirë për repartin e mbrojtjes. Në fakt, Mustafi është futbollist i lirë dhe Salernitana tashmë i ka ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Mustafi është pa klub prej vitit 2021 kur u largua nga Levante, ndërsa është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e mbajti për një periudhë të gjatë jashtë fushës.

Ai karrierë ka bërë edhe te Schalke, Arsenali, Valencia e Sampdoria, ku në Serie A ka regjistruar 50 paraqitje. Gjithashtu, 31-vjeçari ka fituar edhe Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë.