Shkodran Mustafi, objektiv i harruar nga Inter.
Inter nuk do ta ringjall interesimin për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Ylli shqiptar ishte objektiv i “Nerazzurrëve” gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, mediat italiane raportojnë se klubi italian nuk do të kthehet në përpjekje për blerjen e tij në muajin e parë të vitit 2018.
Po ashtu, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron ta mbajë Mustafin në ekip së paku deri në fund të këtij sezoni.