Mustafës nuk i duket e rëndësishme ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ku po flitej për të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare, ka thënë se çështja e ndërtimit të murit në urën në veri të Mitrovicës do të trajtohet mbi bazën e ligjit.

“Mendoj se relacionet e Kosovës, të arriturat e Kosovës nuk mund të dehen në një korrelacion me një mur i cili po tentohet të ndërtohet atje, sepse shumë më të rëndësishme janë relacionet për të cilat ne po flasim sot se sa çështja e një muri në veri”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se muri do të trajtohet mbi bazën e ligjit dhe do ta trajtohet nga organet kompetente që janë.