Mustafa: Zhvillimi ekonomik prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim një delegacion të kryesuar nga shefi ekzekutiv i Asociacionit Evropian të Odave të Tregtisë dhe Industrisë, EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini, njofton kumtesa.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Serbisë, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë. Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë prioritare që Qeveria e Kosovës i kushton zhvillimit ekonomik si dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, në këtë aspekt, thuhet me tej në njoftim.

Shefi ekzekutiv i EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë si dhe qasjen prioritare të Qeverisë së Kosovës në këtë kuadër, duke ofruar përkrahjen e këtij asociacioni evropian për Kosovën.