Kryeministri Isa Mustafa, ka publikuar foton me presidentin amerikan Barack Obama, dhe bashkëshorten e tij Michelle Obama.
Mustafa e ka falënderuar Barack Obamën për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës.
“Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen”, ka shkruar Mustafa në facebook.