Mustafa: Shpendi s’ka punuar bash kurrgjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se krytari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka punuar asgjë gjatë mandatit të tij katër vjeçar në Prishtinë.

“Ai, Shpendi nuk ka punuar bash kurrgjë, vetëm ka bërë propagandë”, ka deklaruar Mustafa për televizionin publik.

“Asgjë nuk është punuar nga ajo që e kemi lënë ne si projekte të mëdha. LDK e ka lënë të përgatitur projektin e ujit, ndërtimin e Fabrikës në Shkabaj, ne i kemi përfunduar gati të gjitha objektet arsimore, ku për katër vite të mandatit të Shpendit nuk e ka ndërtuar asnjë shkollë”.

“Pra, s’ka asnjë projekt të rëndësishëm që është bërë gjatë këtyre katër viteve. Nuk e di me çfarë projekti do të dal Vetëvendosja përveç me parulla”.