Mustafa: Rrënimi i murit i shërben paqes, ishte i jashtëligjshëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një konferencë për media pas rrënimit të murit të ura e Ibrit.

Mustafa ka treguar se si kanë ardhur deri te marrëveshja për rrënimin e murit dhe takimet që janë zhvilluar.

Ai ka thënë se muri ka qenë i jashtëligjshëm dhe si i tillë është trajtuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Pas shumë bisedave në përputhje me ligjet dhe planet hapësinore dhe nevojat e qytetarëve dhe vet komunës së Mitrovicës ë veriut. Ministri i mjedisit, Ferat Shala, zëvendësminitri Bajram Gecaj dhe anëtar tjerë kane zhvilluar biseda disa orëshe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe përfaqësues tjerë të serbëve dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së. Si kryeministër kam takuar disa her Rakiqin dhe kemi biseduar per mundësitë që vetë komunat të heq murin kemi pasur takime më të gjera me të huajt dhe me serbët tjerë edhe gjatë vikendit të kaluar dhe takimet kanë vazhduar me ministrin Shala. Që nga koha kur u kuptua ndërtimi i murit Ministria e Mjedisit i ka zhvilluar të gjitha procedurat për mënjanimin e murit si objekt i jashtëligjshëm”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Sipas Mustafa, marrëveshja për rrënimin murit ka ndodhur me të gjitha palët, si rezultat që të integrohet Kosova dhe të ketë paqe.

“Me përputhjen ligjit dhe Kushtetutës dhe me kontributin e SHBA-së në Kosovë me ambasadorin Delaëie dhe shefen e zyrës së BE-së është arritur pajtimi për detajet e këtij procesi. Sipas marrëveshjes që do flas Shala muri është paraparë që të rrënohet, pjesa e sheshit do të rehalibltohet me projektin e BE dhe me ligjet e Kosovës dhe kriteret që ne i zbatojmë për ndërtime të tilla. Gjatë gjithë këtij procesi që nga fillimi e deri në fund bashkë me ministrin kemi zhvilluar konsultime me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, që kanë qenë të kyçur në këtë proces. Përshkrimi i asaj është se përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës në dy nivele të pushtetit për një çështje shqetësuese janë ulur se bashku dhe e kanë zgjedhur në përputhje me ligjin dhe në shërbim të mirëbesimit me qytetarët të integrimit dhe paqes në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

“Krejt ajo çka kemi bërë është se kemi zgjedhur problem të brendshëm me autoritete të brendshme me përkrahje të huaja në rrugën evropiane. S’kemi pas asnjë garë force, s’kem manifestu populizëm as folklorizëm. Mendoj se kanë triumfuar metodat dhe mënyrat më të mira demokratike. Është hera e parë që të gjithë këshilltarët kanë votuar për një vendim shumë të rëndësishëm dhe ministritë tona i kanë kryer detyrat e veta edhe dje edhe sot dhe gjatë gjithë kësaj periudhe sa jemi ballafaquar me këtë problem pa e ditë a është ditë vikendi a ditë pune. Falënderoj qytetarët, ministritë, Rakiqin etj etj. Si qeveri të gjitha problemet t’i zgjedhim në mënyrë të urtë duke zbatuar Kushtetutën, ligjin dhe qytetarëve tanë për jetë të rehatshme”, ka thënë Mustafa.