Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot kompaninë e teknologjisë informative “3CIS”.
Ai vlerësoi lartë sukseset e kompanisë në tregun ndërkombëtar lidhur me punën, rezultatet e deritashme dhe projektet e tyre në të ardhmen.
Mustafa ofroi përkrahjen e Qeverisë për kompaninë e cila ka mbi 100 të rinj profesionistë të përsosur në punën e vet, të cilët kryejnë operime në mbarë globin.
“E gjitha puna e kompanisë “3CIS” është punë e eksportit, të gjitha shërbimet eksportohen në botën e jashtme dhe gjitha ato janë të themi eksporte të pastra. Është firmë e cila ka treguar rezultatet më të mira në këtë fushë. Unë kam ardhur sot që t’ju shpreh respektin e Qeverisë për punën shumë të mirë dhe shumë të suksesshme që kanë bërë, t’ju shpreh po ashtu përkrahjen për të gjitha kërkesat e tyre dhe problemet e tyre me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen në mënyrë që ato t’i tejkalojnë”, tha kryeministri.
Ai tha se Kosova ka shumë të rinj, të cilët janë të interesuar për fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.