Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se procesi i riformatimit të Qeverisë, do të fillojë pas Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit për mënyrat e riformatimit, por bëri të ditur, se kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve.Ai është shprehur i bindur se me të përfunduar çështja e Demarkacionit, do të kryhet edhe riformatimi.