Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar sukseset dhe të arriturat e qeverisë që udhëheq.
Mustafa ka përmendur rritjen e pensioneve kontributdhënëse, asistencës sociale, nisjen e ndarjes së pensioneve për veteranët e UÇK-së si dhe planet për sigurimet shëndetësore.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Të dashur miq,
Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet. IM” (sic), ka shkruar Mustafa.