Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se deputetët e partisë së tij – LDK, nuk do t’i votojnë ligjet dhe aktet e tjera që do t’i sjellë në Kuvend Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Ne nuk do t’i votojmë aktet që kjo qeveri do të sjellë në Kuvend, sepse ne konsiderojmë se kjo qeveri është fragjile”, tha Mustafa.
Ai i bëri komentet të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Përveç kësaj, kreu i LDK-së tha se Qeveria që po ndërtohet nga PAN dhe Srpska është tejet e dyshimtë.Ai ka thënë se Qeveria e re duhet të qartësojnë sa më parë çështjen e liberalizimit të vizave, transformimin e FSK-së dhe dialogun me Serbinë.
Mustafa ka deklaruar se opozitën në Kuvend do të bëjnë vetë, kur është pyetur se a do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.