Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR.
Me këtë marrëveshje, sipas tij, nuk ka fituar askush, e më së paku Kosova.
Kryeministri në largim, ka thënë se Kosova shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale.
“Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në ‘Facebook’.
Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se është shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht.
Postimi i plotë i Mustafës:
Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjën Demokratike të Kosovës, kolaicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjëve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjës në vend.
Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në palnin politik e programor. Bashkpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytëshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqës e cila rrezikon t`i kaploj institutcionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.
Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.
Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.
Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!