Mustafa: LDK do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër

zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Nuk ka dhënë emër por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK-së për udhëheqës të Qeverisë.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër. Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka thënë Kryeministri në shkuarje.

“Unë do të ulem me nënkrytarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Mustafa ka folur fjalë të mira për ministrat dhe deputetët e LDK-së në këtë mandat.

“Të gjithë mendjen e kemi te situata që po ballafaqohemi. Në qoftë se do të më pyetni mua se sikur të ktheheshit në vitin 2014, unë ju them se do të vendosja të njëjtën. Koalicionin e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, ka thënë Mustafa në fjalën e tij në 27-vjetorin e themelimit të LDK-së në Istog.

“Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten”, ka thënë Isa Mustafa.

“Ju siguroj se kemi dhënë shembull të mirë se si qeveriset Kosova”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se LDK e ka mundur krimin, korrupsionin, papunësinë.

“Asnjëri prej nesh s’ka punuar për interesa private”, ka shtuar ai.