Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka siguruar deputetët e Kuvendit të Kosovës, se kodi telefonik 383 do të jetë pronë e Kosovës. Serveri, ka treguar se do të jetë në Kosovë. Ndërsa, Austria vetëm do të aplikojë për këtë kod për shkak se nuk është lejuar qe Kosova të aplikojë.
“Ne do të jemi pronar të këtij kodi, Kosova do ta administroj, serveri do të jetë në Kosovë. Kodin telefonik nuk e ndan Serbia, por e ndan ITU, sepse neve nuk na kanë pranuar si Kosovë, mirë do të ishte qe neve të na pranojnë të aplikojmë, por zgjidhjen e kemi gjete të aplikojë Austria. Më këtë nuk nënkupton qe Austria do të jetë pronare. Edhe ne kishim pas dëshire të pranohet aplikacioni ynë në ITU”, ka thënë Mustafa në interpelancën e sotme për marrëveshjen për Kodin telefonik.