Mustafa: Kosova e përkushtuar ta përmbush kriterin e fundit për vizat

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta përmbush kriterin e fundit për vizat e që është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Kreu i ekzekutivit pas një takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova potencoi se Kosova është e përkushtuar edhe në dialogun me Serbinë.

Numri një i Qeverisë bëri me dije se ka ftuar BE-në që t’i bëjë presion Serbisë, sepse sipas tij ata po bëjnë zvarritje në këtë proces.

Nga ana e saj, e dërguara e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Nataliya Apostolova ka theksuar se Kosova është lart në agjendën e BE-së, njofton Klan Kosova.