Ballina Lajmet Kosovë Mustafa këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje deri më 2018

Mustafa këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje deri më 2018

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur bindjen e tij se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet, siç tha ai po kërkohen vetëm për arsye politike e jo për demarkacionin e kufirit.

Mustafa në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka ftuar deputetët që të shohin edhe njëherë dokumentet e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se koalicioni do të vazhdojë punën deri në afatin ligjor dhe se ata po kryejnë punë të shkëlqyer.

Kryeministri i gjatë mbledhjes së qeverisë duke folur për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa tha se së bashku me komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kanë lansuar agjendën evropiane.

“Kemi konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ka mbet vetëm demarkacioni. Kemi konstatuar që qeveria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me rendësi, si lufta kundër krimit e korrupsionit.

“Na gëzon fakti që është dhënë një vlerësim i mire sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.

Exit mobile version